Bilanci i rrufesë në Pogradec, 10 dele e dhi ngordhin, 17 të tjera plagosen

Një tufë bagëtish është goditur nga rrufeja mesditën e kësaj të premteje në fshatin Derdush, njësia administrative Dardhas, në Bashkinë e Pogradecit. Si pasojë, rreth 10 krerë bagëti të imta kanë ngordhur, ndërsa 17 të tjera kanë mbetur të plagosura.

Tufa përbëhej nga rreth 190 dele dhe dhi, në pronësi të shtetases Tatjana Biçoku. Bagëtitë ishin në shtegtim nga zona e Pirgut drejt kullotave malore, kur u goditën nga rrufeja. Menjëherë pas ngjarjes, në zonë janë nisur shërbimet veterinare për të vlerësuar gjendjen e bagëtive të mbijetuara dhe për të marrë masat e nevojshme.

Për shkak të mungesës së sinjalit telefonik në zonën malore, komunikimi me barinjtë dhe pronaren e tufës ka qenë i vështirë, çka ka penguar marrjen e një informacioni të plotë në kohë reale. Autoritetet pritet të dalin me një bilanc përfundimtar pas përfundimit të verifikimeve në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?