Bozdo tregon problemin e madh të Lulzim Bashës

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike Eno Bozdo, i ftuar në emisionin ”Ditë e Re” në ”Ora News” ka folur për problematikat e Tiranës.

Duke bërë krahasimin midis punës së bërë në Tiranë gjatë periudhës kur kryetar i bashkisë ishte Lulzim Basha dhe tani që është Erjon Veliaj, Bozdo ka vënë në dukje problemin më të madh tek kryetari i Partisë Demokratike gjatë asaj kohe.

Nënkryetari i Tiranës tha se Basha gjatë kohës kur ishte kryebashkiaku i Tiranës nuk ka bërë reklamë punës së tij. ”Basha ka patur vetëm një problem që punën e tij nuk e reklamoi siç duhej. Ju siguroj unë për këtë gjë”,-tha Bozdo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?