FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Burri godet me thikë gruan, transportohet drejt Traumës me helikopter

Një konflikt i rëndë mes bashkëshortëve ka degjeneruar në dhunë me armë të ftohtë në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, në lagjen nr. 4, ku dyshohet se një 30-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 29-vjeçare.

Bleona Xhaja ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe në një nga krahët. Për shkak të gjendjes së saj, ajo është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Autori i dyshuar, Renato Xhaja, mund të vuajë nga probleme të shëndetit mendor. Ai është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Pogradecit në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfti jetonte në Greqi dhe kishte ardhur në Pogradec për të kaluar pushimet pranë familjarëve të tyre. Ndërkohë, policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?