Bushati dhe Berberi, dy kanidaturat për anëtarë bordi të Autoritetit të Konkurrencës

Helidon Bushati dhe Adriana Berberi janë dy kanidaturat për anëtarë bordi të Autoritetit të Konkurrencës të cilët janë dëgjuar në komision ekonomie. Ata kanë premtuar se do të punojnë më shumë në drejtim të mbrojtjes së konsumatorit.

Bushati: Autoriteti i Konkurrencës duhet të ketë vëmendje tek pjesa që lidhet me hyrjen dhe garantimin e konkurrencës së lirë.

Berberi: Shumë më tepër këshilla për tregun dhe operatorët dhe institucionet përgjegjëse, dhe pa dyshim në momente që evidentohen problematika të kalojë dhe elementët penalizues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë si mazhoranca dhe opozita mbështetën kandidaturat ndërsa kërkuan hetimet më të thelluar për të mbrojtur konkurrencën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tabaku: Ndoshta për investigime më të thella në tregje më të ndryshme që komisioni i ekonomisë shpesh herë ka ngritur shqetësimin për situata të caktuara.

Kushi: Bashkohem me mendimin e Tabakut që ky institucion ka sfida të mëdha dhe bashkëpunimi duhet të jetë shumë i mirë.

Dy kandidaturat do të kalojnë për votim në parlament i cili do të vendosë më pas për emërimin ose jo të tyre.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?