Çmime për Bashkitë që kanë performuar më mirë
Ministria e Brendshme dhe Ambasada zvicerane, vlerësuan me çmim 12 bashki në nivel kombëtar për praktikat e mira që kanë zbatuar në përputhje me strategjinë e decentralizimit dhe konsolidimit të Reformës Administrative Territoriale.
Mati, Shkodra, Korça, Fieri dhe Vlora u vlerësuan me çmim me motivacion “përmirësimin e shërbimeve administrative, inovacionit dhe infastrukturës”.
Zëvendës/kryeministrja, Senida Mesi, konfirmoi mbështetjen e qeverisë përn pushtetin lokal në projektete që do të ndërmerren në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.
”Besoj plotësisht se kjo platformë do të jetë e mirë për shoqërinë civile, pushtetin vendor, kërkuesit shkencorë, qeverisjen qëndrore dhe për programet e tjera që ne mund të ndërtojmë së bashku. Pasi i shërben një qëllimi të vetëm, shërbimeve më të mira dhe jetë më cilësore për bashkëqytetarët tanë”,-tha Mesi.

