Ç’po ndodh kështu! Shqiptarët vrasin njeri tjetrin jashtë shtetit
Mediat e islandeze kanë njoftuar mbrëmë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në mes të kryeqytetit të tyre, Reykiavik, një javë më parë. Bëhet fjalë për një sherr mes disa të rinjve shqiptar, ku si pasojë njëri ka mbetur i plagosur rëndë dhe pas disa ditë ka vdekur në spital, nga plagët e shumta të marra me thikë.
Mediat vendase njoftojnë se i vrari është Klevis Sula, 20 vjeç me origjinë nga Skrapari. Vrasja e tij në Reykjavik një qytet ky ku ngjarje të tilla janë shumë të rralla, mori vëmendje të madhe nga mediat lokale të Islandës dhe gjithashtu u publikua edhe në faqen zyrtare të autoriteteve policore. Klevis Sula u qëllua me thikë nga dy shqiptarë pranë një monumenti kulturor në sheshin qendror të Reykjavikut në mëngjesin e 3 dhjetorit dhe nuk mundi dot t’i mposhte plagët duke u ndarë nga jeta në spitalin Land Spitalaium, ku po mbahej në jetë përmes aparaturave.
Policia tha se e kapi autorin, i cili nuk dëshmoi dot në daljen e parë përpara gjykatës për arsyet e agresionit për shkak të gjendjes së rënduar psikike, ndërsa do të dalë sërish përpara gjykatës së Reykjavik në 15 dhjetor 2017.
Sot në vendin tonë lajmin e jep portali “Çorovoda Online” , i cili i referohet një shkrimi të pasdites së djeshme (8 dhjetor 2017) në portalin “Visir.is” ku pasqyrohet ndarja nga jeta e 20 vjeçarit.


