FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti kalon kohën duke ”hedhur” batuta me Ballën: Ë Taulant?

Seanca e kësaj të enjte në Kuvend, është kthyer edhe si cirk. Deputeti Erion Piciri ka mbajtur gjithashtu një fjalë të shkurtër në Kuvend, të cilën e ka nisur duke u ankuar për kohën që i është caktuar. Piciri ka shkëmbyer batuta me kreun e grupit parlamentar Taulant Balla, të cilit i kujtoi edhe vitet e universitetit në Rumani.

”Më lër dhe mua, se ato 2 minuta kam unë. Ka ardhur koha për drejtësi ë Taulant? Se ti ke studiuar edhe në Rumani. Nëse votoni propozimin tim do e kthenim këtë Parlament në një qëndër edukimi. Shqipëria do të jetë vendi i njerëzve të ndershëm dhe jo baronëve të drogës. Duhet të dëgjojmë se x ministër, kryeministër, president arrestohet. Një ndryshim i madh po i afrohet Shqipëri. Politika duhet të jetë vendi i sakrificës, pushteti fitohet dhe mbahet me nder. Politikani duhet të jetë emër me nder”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?