Digjet në ecje makina në Korçë, dyshimet e para të policisë

Një makinë në ecje është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, teksa policia u njoftua se në zonën e ish SMT-së, ka marrë flakë në ecje e sipër mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 602 CS, në pronësi të shtetasit D.H. Menjëherë u njoftua zjarrfikësja e cila ndodhet në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga ngjarja nuk ka të lënduar, pasi drejtuesi ka dalë nga mjeti sapo ka konstatuar flakët e zjarrit.

Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit si dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes. Balkanweb.com

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?