Digjet një automjet në Vlorë, policia: Dyshimet e para

Një automjet është djegur gjatë natës sot në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Partizani’.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se mjeti tip ‘Lexus’, ishte në pronësi të shtetasit S.P., ndërsa ishte parkuar pranë banesës së shtetasit R.D., i cili e kishte edhe në përdorim këtë mjet prej disa ditësh.

Informacion paraprak
Më datë 11.12.2017, rreth orës 00:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen “ Partizani”, është duke u djegur një mjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia dhe zjarrëfiksja kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga verifikimet paraprake të Policisë ka rezultuar se mjeti tip ”Lexus”, në pronësi të shtetasit S.P., ka qënë i parkuar pranë banesës së shtetasit R.D., i cili e kishte edhe në përdorim këtë mjet prej disa ditësh.

Mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme, dhe dyshohet se zjarrëvënia të jetë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarje

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?