“Dil nga lokali”, pastaj një plumb. Zbardhet dinamika e plagosjes së biznesmenit

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me plagosjen e një biznesmeni mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Shkak i konfliktit mes pronarit dhe klientit që shkrepi armën e zjarrit ka qenë një konflikt banal, pas njoftimit të biznesit se do mbyllë lokalin, mëson “SYRI.net”.

Ngjarja

Policia bëri me dije zyrtarisht se Salla Operative Vlorë u njoftuar prej Spitalit Rajonal Vlorë se atje ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas i plagosur me armë zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë ambienteve të Spitalit dhe nga verifikimi ka rezultuar se D.C., 51 vjeç, është plagosur (në këmbë), me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta në lokalin e tij në lagjen “Uji i Ftohtë” prej shtetasit E.V., 46 vjeç, klient në lokal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka bërë menjëherë shpalljen në kërkim të shtetasit E.V., dhe po punon për kapjen e ndalimin e tij si edhe për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burime nga grupi hetimor thanë për “SYRI.net” se konflikti që ka sjellë plagosjen e biznesmenit ka lindur pasi ky i fundit ka lajmëruar klientët e pranishëm se lokali do mbyllej. Ora ishte rreth 20:00.

Por, një nga klientët 46-vjeçari E.V., nuk e ka marrë për mirë kërkesën dhe ka kundërshtuar. Kështu, mes pronarit dhe klientit, i cili kishte konsumuar alkool më herët, nisi një debat me fjalë.

Debat që agravoi duke sjellë plagosjen e biznesmenit.

Klienti, i cili dyshohet se ishte i dehur, nxori pistoletën që kishte me vetë dhe qëlloi mbi biznesmenit. Një plumb e plagosi këtë të fundit në këmben e majtë, poshtë gjurit.

Autori u largua, ndërsa i lënduari u transportua në spitalin Rajonal, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?