Edukatorja rrëfen dhunën nga drejtoresha: Më tërhoqi zvarrë

Edukatorja Suzana Braimllari nga Korça ka rrëfyer dhunën që i është ushtruar nga drejtoresha. Në një prononcim për gazetarët, ajo thotë se ndaj saj gjithmonë është ushtruar dhunë psikologjike. Ndërsa sot dhuna ka degjeneruar në fizike. Ajo rrëfen sesi drejtoresha e ka tërhequr zvarrë dhe e ka dhunuar duke i lënë edhe plagë në trup.

”Ka gjetur arsye për tu debatuar me mua dhe cdo problem e ka zgjidhur në drejtorinë e bashkisë. Asnjëherë nuk më ka thirrur në mbledhjet kolektive që janë bërë. Por vetëm më ka fyer, më ka ofenduar. Për këtë arsye ka dashur gjithmonë të kapët dhe si rezultat i dhunës psikologjike që ushtrohej gjatë këtyre viteve unë kam parë punën time me sinqeritet. Kam denoncuar që po ushtrohet dhunë psikologjike dhe unë i kam thënë që nuk është e drejtë”,-tha Suzana Braimllari.

Deklarata e edukatores

Swiss Digital Desktop Reklama

Kishte ardhur në emrin tim një letër nga një prind, jo për akuzë për rrahje të fëmijëve, por mësuesja jep të dhëna të fëmijëve të klasës. Unë jam e detyruar të sqaroj prindërit se cfarë ndodh në klasë. I thashë më jep letrën ta lexoj se nuk besoj ta ketë bërë prindëri. E mora në telefon prindërin dhe ai më tha që unë nuk kam bërë asnjë letër. Ma dha letrën për ta parë, unë i thashë që këtë letër do ta fotokopjoj dhe do të ta kthej. Ajo më zuri derën e drejtorisë, më goditi më tërhoqi zvarrë në shkallë. Nuk kishte asnjë dëshmitar, shpëtova nga duart. Më ka bërë gjithë shenjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hyra në klasë, ajo vazhdonte të më tërhiqtë, fëmijët u tmerruan. Pasi u qetësuan pak gjërat, u ula në karrigë, më ra të fiktë. Nuk më cuan në ambulancë, por më lanë në një tavolinë për dy orë.

Unë kam 32 vitë punë. Kam punuar në arsimin e mesëm, 8-vjecar, fillor dhe tani në parashkollor. Unë nuk kam pasur problem dhe kam qenë korrekte./Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?