Fakulteti i Historisë zhvillon nesër zgjedhjen për dekan

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë zhvillon gjatë ditës së nesërme (e enjte) zgjedhjet e parakohshme për dekanin e fakultetit. Zgjedhjet vijnë për shkak se dekania e mëparshme, Valentina Duka u zgjodh deputete në radhët e Partisë Demokratike.

Kandidatë për dekan janë Aljula Jubani dhe Sabri Laçi.

Kryetarja e KIZ, Majlinda Keta tha se zgjedhje do të zhvillohen edhe në disa departamente të tjera ku ka dorëheqje ose përgjegjësit e departamenteve dolën në pension. Zgjedhjet në Fakultete zhvillohen me urdhrin e rektorit nr 28, datë 31 Tetor 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?