Foto/ Lushnjë, tentoi t’i përdhunonte gruan në lokalin e tij, pronari vret me armë gjahu 42-vjeçarin (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesantën e së hënës në fshatin Goriçaj pranë Divjakës në Lushnje, ku një 42-vjeçar është vrarë me armë gjahu tip karabinë. Viktima është shtetasi Judmir Stambolliu. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të fshatit Goriçaj.

Autori i vrasjes është Petrit Toromani, njëkohësisht edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se viktima, Judmir Stambolliu ishte problematik dhe kishte pirë në lokal dhe se dyshohet se më pas kishte dashur të përdhunonte gruan e pronarit të lokalit dhe ky fundit e ka vrarë me armë gjahu tip karabinë.

Policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit të vrasjes, Petrit Toromanit, i cili nuk është larguar nga vendngjarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

VRASJE NE LUSHNJE 3

Swiss Digital Mobile Reklama

VRASJE NE LUSHNJE 2

VRASJE NE LUSHNJE 1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?