FOTO/ Mediat italiane: “Delfinit” të Ramës i ndalohet dalja jashtë Shqipërisë

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tirana ka pranuar sot kërkesën e Prokurorisë për të ndaluar ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri të largohet nga vendi.

Tahiri, i konsideruar si “delfini” i kryeministrit të qendrës së majtë Edi Rama përfundoi nën hetim pasi dyshohet për bashkëpunim me një grup narkotrafikantësh shqiptarë, anëtarë të një organizate kriminale italo-shqiptare të trafikut të marijuanës, shkatërruar në tetor nga prokuroria e Catanias.

Një nga të arrestuarit në Catania për trafik marijuane, Moisi Habilaj, rezulton të jetë kushëri i ish-ministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas përgjimeve të kryera në Itali, ishte pikërisht Moisi Habilaj që ka përmendur emrin e Tahirit disa herë në bisedimet me anëtarët e grupit të tij. Vetë Tahiri është mbrojtur duke deklaruar se nuk ka pasur lidhje të asnjë lloji me “kushërinjtë e mi të dhjetë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në tetor, prokuroria i kërkoi parlamentit autorizimin për arrestimin e Tahirit. Me votat vetëm të shumicës së majtë, kërkesa u refuzua dhe u cilësua se kishte sfond politik, që nga momenti kur, sipas shumicës, “hetuesit nuk paraqitën asnjë provë”.

Megjithatë, parlamenti autorizoi prokurorinë të kryente kontroll në banesën e ish-ministrit dhe të vendoste ndalimin e daljes nga Shqipëria, procedurë e realizuar vetëm tani.

“Kërkesa e prokurorisë dhe vendimi i Gjykatës janë qesharakë. Nuk është paraqitur asnjë element i ri që mund ta përligjë”, deklaroi Maksim Haxhia, avokat i Tahirit.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?