FOTO/Manipulime, presione e dhunë në zgjedhjet për Dekan në Fakultetin e Histori-Filologji
Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka denoncuar manipulimet dhe presionet që sipas tij u janë bërë studentëve dhe jo vetëm, në zgjedhjet e djeshme për dekan në Fakultetin e Histori Filologji.
Në zgjedhje ishin dy kandidatë, Sabri Laçi dhe Aljula Jubani. Mësohet se Laçi është shpallur fitues me pak më shumë se 50 % të votave. Sipas Boçit votat janë marrë me kërcënime e joshje.
Ja çfarë shkruan Luçiano Boçi:
Manipulime, presione e dhunë në zgjedhjet për Dekan në Fakultetin e Histori-Filologji
“Tren bullgar”, joshje, votim i pedagogut tek kutia e studentit e anasjelltas.
Zgjedhje katrahure dhe të turpshme.
Kjo ishte situata që vazhdon dhe sot sipas të gjitha deklarimeve që bëhen.
Në lojë dhe një nga kandidatët, i cili me “fuqinë e pozicionit” si i komanduar më parë, thërret një nga një ato që i konsideron staf apo mbështetës të kundërshtarit.
Këtë e tregon komunikimi në foto:



