Fushata/ Konsulencat me kompanitë e huaja, PD nuk deklaroi shpenzimet

Nga Herion Mesi

Partia Demokratike ka respektuar pjesërisht përcaktimet e nenit 24/3, pika 2 të ligjit ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017, pasi ka depozituar në KQZ brenda afatit raportin financiar të partisë për fushatën zgjedhore për Zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2017, nuk ka deklaruar dhurimet në natyrë sipas rubrikës përkatëse të formatit te miratuar nga KQZ.

Nga shqyrtimi i raportit të auditimit rezulton se janë konstatuar shkelje të rregullave dhe ndalimeve të përcaktuara nga neni 90, pika 1 dhe 3 e Kodit Zgjedhor. Zyrat elektorale, nga auditimi rezultojnë dhurime në natyrë si kontribut i individëve, te njohura si të ardhura nëpërmjet vlerësimit dhe jo kontratave dhe faturave të blerjeve apo dhurimeve. Individualisht shuma e vlerësuar si dhurim në natyrë është më vogël se 100 mijë lekë. Dhurimet nuk janë regjistruar në regjistrin e posacëm dhe dhuruesi nuk ka nënshkruar deklaratën e dhurimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, duke qene se nuk ka kontrata dhe fatura për zyrat elektorale, Partia Demokratike rezulton se nuk ka respektuar detyrimin  e përcaktuar në nenin 90, pika 3 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit cdo shpenzim i kryer për fushatën duhet të bëhet sipas legjislacionit tatimor në fuqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga shqyrtimi i raportit të monitorimit rezulton se:

  • Monitoruesit nuk kanë arritur të japin opinionin në lidhje me respektimin e kufizimit të përcaktuar në nenin 2, pika 1 të Udhëzimi nr.1, datë 31.05.2017 të KQZ-së, në lidhje me numrin e lejuar të zyrave elektorale.
  • Sipas opinionit të monitoruesit, zyrat elektorale, rezultojnë dhurime në natyrë për të cilat nuk ka fatura, kontrata qiraje. Faturat e shpenzimeve jane globale dhe të pa detajuara për sa i përket informacionit për shërbimet apo artikujve e furnizuar. Si rrjedhojë dokumentimi i shpenzimeve të fushatës për sa i përket zyrave elektorale, është në kundërshtim me përcaktimet e nenit 24/3, pika 1 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë Politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017, sipas të cilit Partitë politike janë të detyruara të dokumentojnë në mënyrë të plotë dhe të saktë, sipas rregullave të legjislacionit në fuqi, të gjitha shpenzimet e kryera dhe mënyrën e përdorimit të fondeve gjatë fushatës zgjedhore.
  • Kostimi i zyrave elektorale, referuar të dhënave të konstatuara nga monitorimi i tyre rezulton të jetë vlerësuar në shumën 1.738.853 lekë, shpenzim i padeklaruar në raportin financiar të Partisë Demokratike.

Nga krahasimi i të dhënave të raportit të monitorimit dhe raporti të auditimit me raportin financiar të Partisë Demokratike, rezulton së Partia Demokratike ka të padeklaruar shpenzime të bëra për:

         Konsulencë me kompaninë Murphy Vogel Askeë në vlerën, 609.169 lekë sipas raportit të auditimit dhe në vlerën 663.769 lekë sipas raportit të monitorimit. Me kompaninë Barnes & Thornburg LLP në vlerën 6.000.000 lekë sipas raportit të monitorimit.

         Media në vlerën 4,500.000 lekë sipas raportit të monitorimit dhe në vlerën 7.000.000 lekë sipas raportit të auditimit.

Gjithashtu KQZ ka vlerësuar informacionin publik (fakte të nxjerra nga deklarata në media), në lidhje me shpenzime për konsulencë, të Partisë Demokratike me Kompani të huaja. Sipas informacioneve publike Partia Demokratike ka bërë shpenzime për konsulencë në vlerën 675.000 dollarë, të paguara përkatësisht në datat 24.03.2017, 27.03.2017 dhe 09.06.2017. Pagesa e datës 24.03.2017 në vlerën 150.000 dollarë është bërë nga një kompani e huaj. Dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike. Nga shqyrtimi i raportit financiar të Partisë Demokratike këto pagesa nuk rezultojnë të deklaruara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?