Gjiknuri shfuqizon licencat për 80 linja autobusësh, pritet udhëzimi i ri

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka shfuqizuar licencat për 80 linja autobusësh, duke rrëzuar kështu urdhrin e titullarit të mëparshëm të këtij institucioni.

Me këtë vendim, ministri Gjiknuri ka shfuqizuar urdhrin e paraardhësit të tij në këtë detyrë Sokol Dervishaj, i cili në korrik dha mbi 80 licenca për linja ndërqytetëse.

Pas këtij vendimi për shfuqizimin e licencave, ministri Gjiknuri do të nxjerrë një udhëzim të ri për linjat ndërqytetëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkak për këtë situatë është bërë qëndrimi i Shoqatave të Autobusëve të cilët janë shprehur kundër dublimit të linjave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?