Golashënuesi më i mirë i kombëtares mungon në Kupën e Botës

Kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero do të humbë Kupën e Botës pasi doli pozitiv në testet e dopingut, duke u përjashtuar 1 vit nga fushat e blerta.

Lajmi është konfirmuar nga FIFA, ku ish-sulmuesi i Bayern Munich u pezullua menjëherë pasi doli pozitiv në llojin e substancës benzoylecgonine kokainë, shkruan Daily Mail”.

Paolo Guerrero ka shkelur nenin 6-të të Rregulloreve Anti-Doping të FIFA-s dhe në këtë mënyrë është shkelur automatikisht edhe neni 63 të Kodit Disiplinor të FIFA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Guerrero ka bërë 86 paraqitje për vendin e tij, duke shënuar 32 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?