Hetimi ndaj Tahirit, zbulohen detaje të reja: Ish-ministri dhe biznesmeni Sota, bashkë në …

Në lidhje me hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimr Tahiri, burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur të dhëna të tjera lidhur me njohjen e Saimir Tahirit me biznesmenin 25-vjeçar Orest Sota.

Sipas këtyre burimeve, Tahiri kishte udhëtuar dy herë jashtë vendit gjatë vitit 2017 me automjetin e Orest Sotës. Të dyja daljet ishin kryer nga Pika e Kalimit Kufitar të Muriqanit drejt Malit të Zi.

Zyrtarisht, udhëtimet kanë qenë në muajin shkurt dhe korrik të këtij viti. Të njëjtat burime saktësojnë se disa udhëtime janë kryer nga vetë deputetit Tahiri me makinën e 25-vjeçarit Sota edhe në vitin 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria thekson se Tahiri ishte kthyer në Shqipëri nga këto udhëtime  2 apo 4 ditë më pas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto prova të reja, sipas organit te akuzës, provojnë njohjen e biznesmenit me ish-ministrin e Brendshëm, duke rënduar pozitën e këtij të fundit./AbcNews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?