Hotele me 5 yje në Alpe – Kanë nisur kërkesat e subjekteve private për të investuar

Pas  ofrimit të paketës me lehtësira për  investitorët në sektorët akomodues me 4 dhe 5 yje duket se  është rritur dhe interesi i bizneseve për të investuar tashmë jo vetëm në jug të vendit por edhe në veri. Kryesisht interesi sipas ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është rritur për zonën e Alpeve.

Burime të ministrisë bëjnë më dije për RTV SCAN se Alpet tashmë janë  plani i parë turistik dhe ka subjekte të cilët kanë kërkuar të investojnë në ndërtimin e hoteleve me 4 dhe 5 yje, por  ende nuk bëhet e ditur se sa biznese kanë shfaqur interes deri më tani.

Një ndër problemet  për investime në këto zona mbetet infrastruktura,  një ditë më parë ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, në Komisionin e Tregtisë dhe Veprimtarisë Prodhuese deklaroi se shteti shqiptar merr përsipër krijimin e infrastrukturës së nevojshme për ti shërbyer investitorit Stradegjik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy janë shtyllat kryesore që po ndjek ministria  për kthimin e turizmit në  ekonomi së pari  nxitja e investitorëve strategjik dhe së dyti  promovimi i turizmit  jashtë sezonit. Dy  fasha të cilat sipas  ministrisë pritet të sjellin një bum zhvillimi të këtij sektori në vendin tonë. Ndërkohë për zonën e Alpeve, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit pritet që të bëjë publik dhe master planin për zhvillimin e  turizmit, ditën e shtunë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?