I dënuar për prostitucion, sot u vra pasi ngacmoi gruan në lokal
Almir Llupo ose ndryshe Eduart Stamolliu, është burri i cili ndërroi jetë rreth mesnatës pasi u ekzekutua me çifte në mes të lokalit nga pronari i tij në fshatin Goriçaj.
Ai kishte ngacmuar bashkëshorten e pronarit të lokalit. Më pas, ky i fundit u ngjit në katin e dytë të ndërtesës ku kishte banesën, dhe mori armën duke qëlluar 42-vjeçarin Llupo.
Autori i ngjarjes, Petrit Toromëni 42-vjeç nuk u largua nga vendngjarja. Ai u arrestua nga uniformat blu dhe në komisariat ka pranuar krimin.

