I ngul thikën vëllait se i rrahu nusen, arrestohen të 2 vëllezërit në Elbasan

Dy vëllezër me mbiemër Bakalli janë arrestuar në Elbasan, pasi njeri prej tyre i rrahur nusen tjetrit dhe tjetri u hakmor duke i ngul thikën, të vëllait.

Policia njoftoi se arrestoi Fatmir Bakallin, 56 vjeç dhe Shpendi Bakallin, 49 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Fatmir Bakalli u arrestua në banesën e tij, në lagjen “5 Maji”, pasi dyshohet të ketë goditur me thikë vëllain e tij Shpendin,  i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai do të akuzohet për “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse, arrestimi i shtetasit Shpend Bakalli, u bë pasi dyshohet të ketë dëmtuar  derën e oborrit të vëllait të tij Fatmirit dhe të ketë ushtruar dhunë  fizike ndaj bashkëshortes së të vëllait, M.B., 53 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime fizike, por  jo në rrezik për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpendi Bakalli do të akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim prone”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?