Identifikohet trupi i djegur në Sarandë
Aktualitet E Hënë, 19 Korrik 2021 05:23
Trupi i karbonizuar i një personi është gjetur sot nga policia.
Mësohet se policia e Sarandës ka gjetur trupin e shtetasit Agim Proda, 58 vjeç, në një ashensor në qytetin bregdetar.
Nga hetimet e para dyshohet se viktima mund të jetë vetëdjegur në kushtet e depresionit.
Proda ishte punonjës i Ujësjellësit.
Trupi i viktimës u gjet në gropën e pallatit të një pallati në ndërtim. Vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

