Imami: Si e kujtoj lëvizjen studentore dhe takimin me Ramiz Alinë

Ish-deputeti demokrat Arben Imami ka komentuar në emisionin “Kjo Javë” ngjarjet historike për vendin tonë të 8 Dhjetorit 1990 kur lindi lëvizja studentore që solli pluralizmin politik në shtetin më të izoluar të botës në atë kohë.

Imami i cili ishte pedagog në vitin 1990 ka thënë se 8 Dhjetori ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme për Shqipërinë dhe ai vetë iu bashkua pa asnjë hezitim studentëve.

”Është një nga ngjarjet më të rëndësishme për Shqipërinë. Nuk kam patur as pikëpyetje, as tensione, dhe as presione për t’iu bashkuar studentëve. Nuk e kam menduar gjatë, por u përfshiva, pasi nuk mund të mos ta shprehja atë që mendoja në atë kohë”,-tha Imami.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ai ka treguar dhe momentet e takimit me Ramiz Alinë, si dhe pikëpyetjet e shumta që i paraprinë asaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Nga Universitet i Arteve u zgjodh Blendi Gonxhe dhe unë, për të marrë pjesë në takim. Fillimisht u bë një takim 3-4 orë, ku u diskutua se për çfarë do të flisnim në takimin me presidentin e kohës. Më pas i gjithë diskutimi ka qenë se çfarë partie do të bëjmë. Unë isha i mendimit se duhej krijuar një parti e vetme që të siguronte fitoren mbi komunistat, pasi ndarja në disa parti do të siguronte fitoren e tyre…. Disa radikalë kërkonin që të vinte Ramiz Alia tek ne, por atje ishte e pamundur të diskutohej në një sallë ku ishin 300-400 vetë dhe u desh të pranonim kërkesën që një grup përfaqësuesish të takonin Ramizin’@,-shtoi më tej ish-deputeti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?