Ironizon Veliaj: Para se të vija këtu dëgjova fjalimin e plakut Berisha

Gjatë organizimit të forumit me personat që kanë lindur në datën 8 dhjetor dhe personat që ishin protagonist në ngjarjet e protestave për rrëzimin e komunizmit Veliaj ka ironizuar Sali Berishën.

Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe Erion Veliaj, ai ka treguar se gjatë rrugës për te aktiviteti po dëgjonte Berishën të cilin e quan plaku.

“Jam shumë i lumtur që po e bëjmë këtë aktivitet me praninë e protagonistëve të kësaj ngjarje. Mu duk shumë origjinale ideja që ne të kishim disa nga protagonistët e vërtetë të 8 dhjetorit, arsyeja sepse po e them këtë është se rrugës ku po vija këtu dëgjova të njëjtin fjalim nga një 75 vjeçar që e kam dëgjuar çdo vit (Sali Berishën), më duket sikur kjo festë i përçan njerëzit,” tregoj Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky 75 vjeçar thotë gjithmonë të njëjtat fjali, ushqen dhunë,duket si ditëlindja e tij, thash sa mirë që kemi të pranishëm njerëzit që kanë qenë realisht në këto ngjarje,” tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Njëkohësit bëjmë një ballafaqim me gjeneratën që ka lindur në datën 8 dhjetor që ndoshta këtë histori e kanë dëgjuar nga fjalimet e lodhshme ose nga copëzat e vogla të vërteta të historisë, por asnjë konfrontim midis të dyja palëve,” u shpreh Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?