Itali arrestohet shqiptari me precedentë penalë

Karabinierët e qytezës së Fiorencuolës (Fiorenzuola) ndaluan tre të rinj shqiptarë, që po shëtisnin në rrugët e qytetit.

Njeri prej tyre 41 vjeç rezultoi, që në gusht 2017 ishte dëbuar nga Italia për një periudhë 5 vjeçare.

Ai u arrestua në kushtet e flagrancës, sepse kishte hyrë si klandestin në Itali duke shkelur urdhër-dëbimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy të rinjtë e tjerë 22 dhe 25 vjeç të papunë në Itali rezultojnë me precedentë penalë kundra pronës dhe në shpërndarje droge.

Swiss Digital Mobile Reklama

Karabinieria po heton mënyrën sesi shqiptari i arrestuar ka hyrë në Itali si edhe mundësinë, që dy të rinjtë e tjerë të jenë autorë të një serie vjedhjesh në zonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?