Ja ku do e mbledhë Rama qeverinë këtë fundjavë…
Mbledhja e qeverisë këtë fundjavë do të mbahet në Shkodër dhe duket se do të jetë e fundit për këtë vit që zhvillohet jashtë Tiranës. Burime qeveritare bëjnë të ditur se mbledhja do të mbahet në muzeun Marubi.
Pritet që në fundjavë të prezantohen disa projekte, sikundër Rama do të mbledhë edhe Këshillin Kombëtar të Territorit. Mbledhja e fundit e qeverisë jashtë Tiranës ishte ajo e 27 nëntorit, e cila u mbajt në Korçë me pjesëmarrjen edhe të kabinetit qeveritar të Kosovës.

