“Kënga Magjike”/ Ardit dhe shkëlqim arti

Filloi Kenga Magjike e Ardit Gjebrea. Siç është bërë e ditur edhe më parë, bashkëprezantues me Ardit Gjebrean janë Bes Kallaku, Erion Isaj, Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu. Arditi mbetet mjeshtër në këtë gjini arti. Vertet mjeshtër.


I pari që hapi mbrëmjen ishte sigurisht Ardit Gjebrea e më pas në skenë dolën edhe Bes Kallaku me Erion Isajn të cilët nuk mund të mos sillnin të qeshura në sallë me batutat e tyre.

Pas tyre, në skenë erdhën edhe vajzat, Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla, por veshja e tyre i çuditi të gjithë.

Teksa prisnim t’i shihnim me fustane të gjatë, prezantueset bukuroshe u shfaqën të veshura me kostum duke lënë Besin dhe Erionin të habitur të cilët ja vunë në dukje.

Por vajzat e kishin një përgjigje për këtë. “Femra nuk është objekt zbukurimi por edhe partnerja juaj”, u shpreh Nevina Shtylla duke shtuar se veshja e tyre është përshtatur me këngën fituese të edicionit të kaluar, “Ma thuaj ti”, nga Rozana Radi e cila doli më pas në skenë duke emocionuar edhe një herë publikun me këngën e saj.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/shikoni-si-duken-dy-vajzat-sexy-ne-kengen-magjike-asgje-nga-ato-q-471244/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?