“Le Parisien”: Thesaret e mëdha të Shqipërisë, me çmime të ulëta (FOTOT)

“Le Parisien” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë për bukuritë natyrore që shfaq vendi, por edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në disa qytete.

“Ky vend i ish-bllokut komunist, ende pak i njohur përmban pasuri të panumërta. Trashëgimia e ruajtur, peizazhet e egra dhe plazhet bukura tërheqin vëmendjen e shumë vizitorëve. Shqipëria ofron pamje spektakolare, me male të larta në tre të katërtën e territorit të saj. Liqenet, lumenjtë dhe bregdeti i saj prej rreth 400 kilometrash janë destinacione që tërheqin vëmendjen e turistëve. Vendi përbën një avantazh, sepse është një destinacion jo shumë i kushtueshëm në aspektin e akomodimit dhe të kuzhinës”.

Artikulli përqendrohet në qytetet e Tiranës, Gjirokastrës, Beratit, ndërkohë që në pjesën më të madhe të tij janë trajtuar bukuritë që shfaq “Riviera Shqiptare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në Tiranë, vizitorët përqendrohen te Sheshit “Skënderbej” dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Përveç muzeve dhe monumenteve të lashta, interes në këtë qytet shfaq arkitektura e saj që kombinon ndërtesat trashëguara nga regjimi komunist, ndërtesat italiane dhe ndërtesat e reja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket “Rivierës Shqiptare” në artikull nënvizohet:

“Një krenari kombëtare është bregdeti shkëlqyer përgjatë Jonit i quajtur “Riviera Shqiptare”, i cili shtrihet 100 km ndërmjet Vlorës dhe Sarandës.”

Për Gjirokastrën dhe Beratin “Le Parisien” shkruan:

“Gjirokastra konsiderohet si qyteti më i bukur i Shqipërisë. Qyteti ia detyron famën dy prej njerëzve më të famshëm të vendit: ish-diktatorit komunist Enver Hoxha dhe shkrimtarit Ismail Kadare. Në këtë qytet nuk duhen humbur: Kështjella mesjetare e ndërtuar në një dalje shkëmbore me pamje nga Gjirokastra në 336 metra, Muzeu Etnografik, një ndërtesë e bukur e stilit osman, por edhe xhamia e pazari të cilat u ndërtuan në vitin 1757”.

Për Beratin “Le Parisien” shkruan se qyteti përbë një trashëgimi unike:

“Mahnit qyteti i një mijë dritareve”, fasadat e shtëpive osmane në qytetin e vjetër janë pjesë e trashëgimisë Botërore në UNESCO që nga viti 2008. Ndikuar nga kultura greke, sllave dhe osmane, Berati ka një trashëgimi kulturore mbresëlënëse. ”, shkruan “Le Parisien”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?