Librat falas, duhen 5 milionë euro në vit për tekstet nga klasa I-IV

Pesë mln euro është buxheti vjetor që i duhet qeverisë të siguroj tekste falas për nxënësit nga klasa 1deri në të 4-t. Ministria e Arsimit po rishikon ligjin e arsimit parauniversitar për të bërë disa ndryshimeve, një prej të cilave është edhe ajo e teskteve falas për fëmijët. Në fakt ky është një propozim i Partisë Demokratike, që sipas Znj Vokshi duhet të përfshijë të gjithë arsimin parauniversitare dhe jo vetëm 4 klasa.  DemokratëT mendojnë se në këtë mënyrë do të ndihmonin 180.000 familje të cilët jetojnë me 3 dollarë në ditë.

Albana Vokshi: “Llogarisim 1800 mijë familje. Secila familje shqiptare ka dy- tre fëmijë. Mendoni se 500 mijë fëmijë mund të sigurojnë libra dhe tekste shkollore.

Për LSI, botimet shkollore për të gjithë arsimin e detyruar nga klasa 1-9 është çështje morali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prof.Rrokaj tha se qeveria e ka detyrë të plotësojnë detyrimet për arsimin e fëmijëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shezair Rrokaj: Ne duhet të dalim kryelartë si grup, pa dallim PS, PD, LSI. Ata janë fëmijët tanë dhe kjo është çështje morali shtetëror, dhe detyrimi shetëror. O do të jemi me ligjin ose ne të themi do bëjmë sikur.  Nuk kam marrë mandat të bëj sikur.

LSI kërkoi gjithashtu nga ministria e Arsimit një raportim të plotë për gjendjen e shkollave pas përmbytjen si dhe diskutime me shtëpitë botuese për të siguruar librat falas për nxënësit që kanë humbur tashmë tekstet dhe bazën materiale të shkollës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?