Mashtruan qytetarët për vizat jepet vendimi për nënë e bijë

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin përfundimtar për shtetaset Luli dhe Adeila Makashi, nënë e bijë, të cilat akuzohen për veprën penale të mashtrimit. Nënë e bijë akuzohen se kanë mashtruar gati 225 persona për vizat kanadeze.

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 9 vjet burg Luli Makashin, që nga gjykimi i shkurtuar shkon në 6 vjet. Ndërsa janë dhënë 6 vjet burg për të bijën, Adeila, e cila me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4 vjet.

Gjithashtu, është gjobitur me 5 milionë lekë shoqëria ‘Ande Lm shpk’, ku edhe në këtë rast me gjykim të shkurtuar gjoba kap vlerën e 3 333 333 leke.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?