Ministri italian i Drejtësisë, Orlando: Tirana të ekzekutojë vendimet në mungesë

Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando në një intervistë për Report Tv gjatë vizitës në Shqipëri kërkoi nga Tirana zyrtare që të zbatojë vendimet në mungesë nga drejtësia italiane. Ai u shpreh se vendimet në mungesë nga drejtësia italiane duhet të ekzekutohen nga pala shqiptare.

“Ne sot kemi vendosur kushtet që të rifillojë ky diskutim nga njëra anë për te ecur përpara sepse ka pasur gjithnjë vështirësi nga pala shqiptare për të kryer transferimin e të dënuarve edhe për shkak të mbipopullimit të burgjeve që është karakteristike me burgjet shqiptare.

Nga ana tjetër sipas një marrëveshje firmosur disa vite më parë që do të bënte të mundur transferimin më të shpejtë të të dënuarve ne këmbim të një strukture që më pas u realizua në Shqipëri fatkeqësisht kjo strukturë u ndërtua por transferimi i të burgosurve shqiptarë nuk ishte brenda pritshëmrive tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë po rishikojmë procedurat por kësaj radhe me një sistem garancish më te mëdha se më parë. Janë 1000 shqiptarë të dënuar në Itali dhe mund të transferohen në Shqipëri. Për sa i përket njohjes së vendimeve të drejtësisë italiane nga ajo shqiptare edhe këtë çështje e biseduam sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për sa u përket vendimeve që janë marrë në vendin tonë në mungesë për shtetasit shqiptarë kodi jonë e lejon por ai shqiptarë jo. Për këtë arsye Shqipëria ka qenë e përjashtuar nga ceshtjet procedurale. Vendimet ne mungesë duhet të ekzekutohen nga pala shqiptare. Është një element që duhet të sqarohet” deklaroi ai për Report Tv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?