Murrizi: Kar-avidhe, paradite rrini te PD dhe pasdite flini te PS

Deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, përmes një statusi në facebook, ka reaguar ashpër për kremtimin e ”Ditës së Rinisë” në Qytetin Studenti, pasi nuk ishte ftuar. Murrizi kritikon ashpër edhe me fyerje Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Ai shkruan se ata që kanë ardhur rastësisht te PD-ja, e ngatërrojnë 8 dhjetorin me 1 qershorin, festën e fëmijëve.

“Prandaj ju që paradite rrini tek PD-ja, mbas dite flini tek PS, duhet ta mësoni se kur është krijuar PD-ja, ju keni qenë në të SEMES, pra pa lindur akoma. Nëse kontributin e themelueseve, dhe të atij DHJETORI 90 ju mund ta quani si takim mes “ kolegësh” për të bërë shou, gaboheni”,- shkruan Murrizi.

Statusi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa “ KAR-AVIDHE” te ardhur rastesisht tek PD, ngaterrojne 8 DHJETORIN , me 1 QERSHORIN. Per çdo “ feminje” te llastuar brenda oborrit te PD, kam nje kujtese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Data 8 DHJETOR eshte data e krijimit de FAKTO te Partise Demokratike. Nuk eshte as FESTA e “ feminjev te llastuar”, as festa e abetares, as dita e vojo kushit dhe as dita e rinise komuniste.

Prandaj ju qe paradite rrini tek PD, mbas dite flini tek PS, duhet ta mesoni se kur eshte krijuar PD, ju keni qene ne te SEMES, pra pa lindur akoma. Nese kontributin e themelueseve, dhe te atij DHJETORI 90 ju mund ta quani si takim mes “ kolegesh” per te bere shou, gaboheni.

8 dhjetorin nuk mund ta vjedhe apo ta tjetersoj asnje lloj SPURDHJAKU POLITIK cilido qofte ky. Edhe ata qe hane buken e “ turkut dhe bejne duane e kaurrit”. Kjo qe ka ndodhur sot, duke mos lajmeruar asnje deputet te PD-se per kremtimin e dates 8 DHJETOR ne qytetin studenti, eshte nje TURP. Flas per ata qe e dine kuptimin e turpit, jo per ata qe turpin e ngaterrojne me karrieren.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?