Nëse punoni në Bashkinë e Tiranës, ka një surprizë për ju
Për festat e fundvitit, Bashkia e Tiranës ka një suprizë për të gjithë punonjësit e Bashkisë. Erion Veliaj dha sot lajmin e mirë, që të gjithë do të përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit.
”Edhe këtë fundvit do të japim një shpërblim për të gjithë punonjësit tanë të Bashkisë së Tiranës, sidomos ata të emergjencave, jo se paratë bëjnë diferencën, por për të treguar se për ne sakrifica njerëzore është po aq e dobishme, në mos më e dobishme se sa infrastruktura”, tha Veliaj.
Ndërsa një muaj më parë, të gjithë punonjësit e sektorit të mbështetjes e logjistikës në Drejtorinë e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, njohur ndryshe edhe si shërbimi zjarrfikës, përfituan rritje page dhe shpërblim për mirëmenaxhimin e situatës së zjarreve gjatë verës.

