Një kënd i ri force tek Liqeni dhe një modul lojërash për fëmijët PAK

Në zonën e Parkut të Liqenit, Bashkia e Tiranës ndërtoi këndin e 3 të forcës dhe krahas tij një hapësirë dedikuar fëmijëve me aftësi ndryshe. Kryebashkiaku Veliaj garantoi se gjatë mandatit të tij do të vazhdojë me projekte të tilla si një sfidë për ti orientuar të rinjtë drejt një jetë të shëndetshme dhe larg veseve.

Bashkia ndërtoi këndin e tretë të forcës në Parkun e Liqenit në Tiranë në kuadër të nismës “Luaj Tirana”. Krah tij është instaluar një modul lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuar duke hequr kështu barrierat për ta dhe duke i ofruar mundësi argëtimi.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i konsideron projekte të tilla si sfida për të larguar të miturit nga veset si bar kafet apo lojërat e fatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliaj: Më vjen mirë që, në fakt, jemi futur në një garë, ku për herë të parë në mbyllje të këtij viti, në Tiranë, janë hapur më shumë hapësira sportive, argëtuese dhe për fëmijë në natyrë, se sa janë hapur kafe e bingo. Besoj se ky është mesazhi që japim dhe kjo nuk bëhet me predikime, por bëhet kur qyteti të jep një alternative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia e Tiranës parashikon që edhe për vitin 2018 të vijojë puna për përmirësimin e infrastrukturës në kryeqytet dhe për krijimin e hapësirave çlodhëse për të gjitha grupmoshat.

Veliaj: Këto dy vite na mësuan një gjë: Kur ne shqiptarët e ndajmë mendjen për punë dhe kur bashkojmë gjithë energjinë, Bashki, qeveri, agjencitë tona, kompanitë private, të gjithë ata që janë bujarë dhe duan të japin diçka, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Plani është që edhe në 2018 të vijojmë me këtë ritëm dhe në fakt jemi në një fazë ku po garojmë me veten tonë dhe po mundohemi që viti ynë i ardhshëm të jetë më i mirë se ky vit.

Veliaj i garantoi qytetarët se në dy vitet e ardhshme do të jenë edhe më të mira për kryeqytetin me investime dhe projekte të reja. Këndi i ri i forcës në zonën e Parkut të Liqenit ofron mundësinë e ushtrimit me mjete profesionale për frekuentuesit e parkut. Këndi ka 6 module force të veçanta, përfshi paralele e mjete të tjera stërvitje dhe rrethohet me një pistë vrapimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?