Një ministër dhe një ambasador në hallin e një qytetari në Malin e Zi

Ndue Dodaj, një qytetar nga Lezha, i zënë në lakun e hallit për djalin e tij të arrestuar nga policia malazeze sapo ka kaluar Muriqanin, sillej nëpër Malin e Zi për të gjetur djalin nëse ishte gjallë dhe për çfarë e akuzonin. Sipas djalit të tij, ai kishte blerë, kur kishte qenë emigrant në Greqi, një leje qëndrimi nga një polic grek, por më pas policia e kishte arrestuar për leje fallso. Kur kishte kërkuar të tregonte në gjyq për policin e kishin dënuar me shumë. Pas ka vuajtur dënimin në Greqi ka shkuar prapë për të denoncuar policin, po në polici. Ata e ka nxjerrë përjashta dhe i kanë bërë padi tjetër, e cila është gjykuar në mungesë, duke ia rritur dënimin. Por është gjykuar në mungesë, pasi policia greke kur e ka nxjerrë me forcë nga komisariati i policisë se donte të tregonte fytyrën e policit që ia kishte shitur, e ka nisur me furgon policie për në Kakavijë. Ndërkohë gjykata greke e ka dënuar në mungesë. Ndaj e ka ndaluar policia malazeze, kur po shkonte për punë në Gjermani, sepse ishte me makinë në kufirin shqiptaro-malazez.

Ndue Dodaj endej sa nga Ulqini në Podgoricë e anasjelltas në kërkim të gjetjes së djalit. Dikur e ka gjetur pas shumë javësh dhe shteti malazez i kishte caktuar një avokat shtetror, sepse familja nuk ka asnjë të ardhur financiare. Djali i tij ndodhet në burgun malezez në pritje të ekstradohet në Greqi, por atje në Greqi mbetet rreziku i eliminimit fizik, edhe nga ana e policisë greke, pasi djali insiston të tregojë se cili polic ia ka shitur lejen e qëndrimit. Ndaj Ndue Dodaj iu drejtua ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati me një sms, ku i kërkonte ndihmë. Mënjëherë ministri Bushati është lidhur me ambasadën shqiptare në Podgoricë. Më pas ambasadori shqiptar në Mal të Zi, Ernal Filo ka pritur mënjëherë babain e djalit të arrestuar dhe duke vënë krejt ambasadën në punë për të sqaruar dhe ndihmuar qytetarin e thjeshtë nga Lezha. Vetë Ndue Dodaj shpjegon se ambasadori Filo me priti mjaft mirë dhe po merret për të sqaruar të vertetën e djalit si dhe duke vënë në punë ambasadën që të interesohen për situatën e djalit tim. Ndaj falemners ministrit Bushati- shton Dodaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

A.M.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?