Orest Sota SMS gruas të Tahirit për tenderë. Ish-ministrit i bllokohet pasaporta

Rikuperohen SMS e Sotës me bashkëshorten Tahirit – Prokuroria dyshon për afera korruptive të Tahirit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka bllokuar pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në vijim të hetimeve për dosjen “Sota”, duke i ndaluar atij daljen jashtë vendit për një periudhë të pacaktuar.

Gjykata mori këtë vendim pas kërkesës së Prokurorisë, e cila u dorëzua mëngjesin e kësaj të marte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Orest Sota SMS me gruan e Tahirit për ndërhyrje në tendera
Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin në masës të sigurisë ndaj Sajmir Tahirit. Gjykata urdhëron që Sajmir tahiri të paraqitet çdo javë pranë prokurorisë së krimeve të rënda. Ndaj Sajmir Tahirit është vendosur detyrimi për t’u paraqitur pranë Prokurorisë. Shkaku i kësaj kërkese janë bërë disa mesazhe në aplikacione What’s up që janë gjetur në celularin e Orest Sotës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këto mesazhe, Orest Sota bisedon me gruan e Sajmir Tahirit ku të dy flasin për ndërhyrje në tenderat e Ministrisë së Brendëshme. Nisur nga këto kushte, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se kemi të bëjmë me afera korruptive të ish-ministrit dhe familjarëve të tij.

Vendimi i Gjykatës i shpërndahet pikave kufitare
Ky vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda i është shpërndarë policisë në pikat e kalimit kufitar. Krahas pasaportës, Tahirit i është bllokuar edhe karta e identitetit, duke bërë të pamundur edhe udhëtimin e tij drejt vendeve fqinje si Maqedoni, Mali i Zi apo dhe Kosovë. Pak ditë më parë, ish-ministri Tahiri udhëtoi në drejtim të Gjermanisë ku tha se vizitoi babain e tij i cili kurohet në një prej klinikave të specializuara atje për një sëmundje të rëndë. Vizita e Tahirit shkaktoi mjaft polemika.

Gjithashtu, Tahiri është në hetim nga Prokuroria edhe për akuzat si i implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës i kryesuar nga Habilajt.

Vijon…

/shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?