Përmbytjet, eksperti i ekonomisë, Ceko: Jemi jashtë loje!
Eksperti i Ekonomisë, Enriko Ceko i ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se qeveritë nuk investojnë për të parandaluar përmbytjet dhe më pas shpenzojnë më shumë për dëmshpërblimet.
Ceko: Ne nuk kemi investime paraprake dhe pastaj shpenzojmë më shumë para për dëmshpërblime. Njerëzit nuk e dinë se si bëhet evakuimi në raste të tilla. Ndoshta qeveria e ka planin e madh, por njerëzit që banojnë në këto zona të rrezikshme nuk e dinë. Një rol të rëndësishëm duhet të lejojë shkollë. Jemi jashtë loje në lidhje me këtë çështje.

