Përmbytjet në Novoselë, banorët të revoltuar, Lelit: Duam zgjidhje, jo sheqer e makarona

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka qenë sot në një takim me banorët e Novoselës, zonë kjo e cila është një nga më të prekurat nga përmbytjet, të cilëve u ka thënë se ka patur një komunikim ministrin për sa i përket problemit të mungesës së ushqimit për bagëtitë. Leli është shprehur se shpreson që deri në pasdite të ketë marrë zgjidhje ky problem.

Banorët kanë kërkuar nga Leli zgjidhje për lumin, i cili sipas të banorëve sërish vitin tjetër do të përmbysë këtë zonë.

 “Në 2015 sollët ndihma dhe me lumin nuk u bë asgjë, tani prapë në 2017 u përmbytëm. Nuk duam patate dhe makarona, duam zgjidhje për lumin”, janë shprehur banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë kryebashkiaku Leli është larguar duke thënë se ka një tjetër takim po do të kthehet sërish për të folur me banorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Novosela është një nga zonat e cila u prek më shumë nga përmbytjet e 30 nëntorit, ku shumë banorë kanë pësuar dëme të mëdha në banesa, por edhe në serat e stallat e tyre. /Shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?