Përmbytjet/Qeveria serbe hap thesin, miliona euro ndihma
Dëmet nga përmbytjet në vend pas rreshjeve të denduara janë kolosale. Për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë, qeveria serbe ka akorduar shumën prej 100.000 eurosh ndihma për vendin tonë. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në Beograd. Me këtë ndihmë qeveria serbe bëhet shteti që ka ofruar më shumë ndihma monetare nga të gjithë vendet e tjera fqinje që ofruan mbështetje financiare dhe logjistike si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj.

