Përplasen dy mjete në Tiranë, plagosen 3 vajza dhe një djalë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku për pasojë u plagosën 4 të rinj. Ngjarja ndodhi në rrugën “Hoxha Tasim” rreth orës 06:15.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, janë lënduar 4 të rinj, mes tyre 3 vajza. Fill pas aksidentit, të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 13.12.2017, rreth orës 06:15, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim”, me rrugën ‘Bardhyl’, ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim”, me rrugën ” Bardhyl”, janë aksidentuar mjeti AA 561 LM me mjetin AA 654 DZ dhe si pasoje janë dëmtuar shtetasit F.Ç, 23 vjeçe, S.H., 22 vjeçe, Gj.Sh., 22 vjeçe dhe S.B., 23 vjeç, të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?