FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pogradeci po “rimerr” turistët e tij fanatikë

Pogradeci duket se po konkurron bindshëm bregdetin shqiptar në këtë fillim sezoni. Natyra, ajri, mikpritja duket se janë faktorët kryesorë që po popullojnë rrugët e qytetit liqenor. Pogradeci po rimerr atmosferën e zakonshme të ditëve të verës, ku pogradecarët bëhen minorancë përballë vizitorëve dhe turistëve që vijnë nga vendet e tjera.

Këtë verë, këtij qyteti i është shtuar një risi. Përveç shëtitjeve në pedonalen dhe fshatrat turistike të Pogradecit, një anije është vënë në dispozicion të pushuesve për shëtitje përgjatë bregut të liqenit nga Lini deri në Tushemisht.

Ka qenë pikërisht fluksi i lartë i turistëve që vizitojnë Pogradecin që e shtynë kapitetin e anijes ta zhvendosë mjetin e tij nga bregdeti i jugut të vendit në liqenin e Pogradecit. Në fakt, kjo risi është pëlqyer si nga vizitorët, ashtu edhe nga banorët vendas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?