Policia ”rrethoi” demokratët në Bulevard, Berisha: Jemi popull kryengritës, banditët do të marrin përgjigjen
Më shumë se dy orë zgjati protesta e 8-të e thirrur nga Partia Demokratike këtë të premte përballë Kryeministrisë, aty ku për afro 1 orë demokratët qëndruan si kurrë më parë të qetë, ku foli vetëm një zë dhe u mbajt një minutë heshtje për dy të miturit që humbën jetën në mënyrë tragjike. Më pas protestuesit nisën një marshim drejt Ministrisë së Brendshme, ku Policia e Shtetit krijoi një kordon bllokues dhe i rrethoi demokratët duke mos lëvizur në asnjë institucion tjetër. Menjëherë Forcat e Policisë u përgjigjen me ujë dhe shumë gaz lotësjellës drejt protestuesëve. Edhe emokratët kanë hedhur molotovë pranë Ministrisë së Brendshme.
Sali Berisha e cilësoi protestën si një “betejë të jashtëzakonshme”, ndërsa akuzoi forcat e policisë për sjellje kriminale ndaj protestuesve. ”Banditë me uniformë u sollën si kriminelë. I garantoj që do të kenë të njëjtën përgjigje nga ne. Ishim në një marshim paqësor, u shkel Kushtetuta dhe u bllokua rruga. Në mënyrë absolute do të marrin përgjigjen e merituar”,-u shpreh Berisha.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i revoltuar nga protesta i është drejtuar i revoltuar efektivëve të Policisë së Shtetit në protestë, pasi ata penguan marshimin e protestuesve në drejtim të Ministrisë së Brendshëm. Duke iu drejtuar “uniformave blu” Bardhi theksoi se protesta ishte paqësore, dhe pyeti policinë pse provokoi protestuesit duke zbatuar urdhra të paligjshëm.
”Nga kush i merrni urdhrat ju?! A ishte protesta paqësore? Pse e bllokoni rrugën?! Pse provokoni?! A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm?! Pse e bllokoni rrugën? Shkoni arrestoni ata që kanë vjedh shqiptarët, mos arrestoni qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit”, tha Bardhi.
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është përplasur me policinë, duke i kërkuar këtyre të fundit të hapin rrugën për marshimin e qytetarëve. ”E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese. Në paligjshmëri janë urdhër-dhënësit e tyre, këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit. Asgjë nuk e ndal marshimin tonë. Ne u bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët se këta janë të vjedhur sa ç’është çdo shqiptar”,-tha Noka.
Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita në një deklaratë e bëri të qartë që PD-ja ka leje për të zhvilluar protestën vetëm në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe se në rast të shkeljes, do të ketë reagim nga policia. Paçka motit me shi, protestuesit po mbajnë pankarta dhe duke lëshuar slogane politike kundër qeverisë ”Rama 4”. Gjatë marshimit protestuesit brohorasin fjalët “policia e krimit”, në shenjë revolte ndaj veprimeve të “bluve” gjatë protestës së fundit.
Lexoni edhe:
Policia hedh gaz lotsjellës, Berisha pajiset me maskë mbrojtëse
Policia nuk lejon zhvillimin e protestës jashtë Bulevardit ”Dëshmorët e Kombit”, krijon kordon
Protesta e PD/ Gjoni: Policia të mos sillet me dhunë, por ne jemi të gatshëm për përballje
FOTO/ Protesta, PD improvizon një mini-podium para Kryeministrisë
PD denoncon situatën para protestës: Policia ndaloi një qytetar që të marrë pjesë
Disa orë para protestës, Edi Paloka: As dhuna dhe as presioni i Policisë nuk na ndalin
Marshim dhe një protestë shiu nga PD, policia angazhon 1500 efektivë
KOHA JONË SONDAZH



















