FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prefektura e Tiranës feston 100-vjetorin, Shkëlqim Hajdari kërkon fuqizimin e rolit të prefektit

Në ceremoninë e organizuar me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Prefekturës së Tiranës, prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, vlerësoi rolin historik të këtij institucioni si simbol i autoritetit shtetëror, ligjshmërisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

Në fjalën e tij, përpara Presidentit Begaj, përfaqësuesve të qeverisë, trupit diplomatik, komuniteteve fetare dhe pushtetit vendor, Hajdari theksoi se Prefektura e Tiranës ka qenë për një shekull një nga institucionet kyçe të administratës. Një nga mesazhet kryesore të prefektit ishte nevoja për forcimin e mëtejshëm të rolit dhe kompetencave të prefektit si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në qark.

Sipas Hajdarit, kjo do të ndikonte në përmirësimin e koordinimit institucional, garantimin e ligjshmërisë, mbrojtjen e interesit publik dhe menaxhimin më efektiv të agjencive civile dhe aktiviteteve ekonomike, arsimore, sportive e kulturore. “Një prefekturë më e fortë do të thotë një shtet më i organizuar, institucione më bashkëpunuese dhe më shumë siguri e shërbim për qytetarët”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjala e plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Zoti Bajram Begaj, të nderuar ministra, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të trupit diplomatik, të nderuar përfaqësues të komuniteteve fetare, të nderuar kryetarë të njësive të qeverisjes vendore, administratorë, drejtues të institucioneve dhe të agjencive shtetërore, të nderuar prefektë dhe ish-prefektë të Tiranës ndër vite. Të dashur qytetarë të Tiranës, sot kemi nderin të festojmë një ngjarje të veçantë në historinë e shtetit shqiptar. 100 vjetorin e krijimit të prefekturës së Tiranës, një institucion që pas një shekulli ka qenë simbol i autoritetit shtetëror, i ligjshmërisë dhe i shërbimit ndaj qytetarëve.

Tirana ka qenë dhe është qarku që përfaqëson qendrën më të madhe administrative, ekonomike dhe njerëzore të Shqipërisë. Kjo specifikë kërkon institucione moderne, dinamike, efikase dhe të afta për t’u përgjigjur sfidave të reja. Në këtë kuadër besoj se zhvillimet e kohës dhe përvoja e fituar ndër vite e bëjnë të nevojshëm fuqizimin e mëtejshëm të rolit dhe kompetencave të prefektit si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në qark në funksion të koordinimit institucional, garantimit të ligjshmërisë, mbrojtjes së interesit publik dhe menaxhimit të agjencive civile si dhe të jetës ekonomike, arsimore, sportive dhe kulturore të qarkut.

Një prefekturë më e fortë, do të thotë një shtet më i organizuar, institucione më bashkëpunuese dhe më shumë siguri e shërbim për qytetarët. Në këtë përvjeto falenderoj të gjithë punonjësit e përfitues ndër vite, institucionet partnere, pushtetin qendndror, pushtetin vendor, forcat e rendit dhe sigurisë, strukturat e emergjencave civile dhe çdo qytetar që ka kontribuar në zhvillimin e Tiranës dhe të Shqipërisë.

Me besim tek e ardhmja, le të punojmë së bashku për një Tiranë më të zhvilluar, më të sigurtë, më të drejtë dhe më të denjë për rolin që mban në jetën e kombit tonë. Sepse Tirana nuk është thjesht kryeqyteti administrativ i Republikës së Shqipërisë. Tirana është zemra e kombit shqiptar, vendi ku bashkohen historia, identiteti dhe aspiratat e shqiptarëve kudo që jetojnë. Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë dhe kryeqyteti i shqiptarisë. Zoti e bekoftë Tiranën. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?