“Rama ka marrëdhënie të shkëlqyera me Vuçiçin, të mos mbajë vetëm anën e Kosovës”

Ish–emisari special i BE­-së për Kosovën, Wolfgang Petritich në Deutsche Welle, në gjuhën serbe, ka thënë se “Kosova është shumë e ndarë dhe buzë shkatërrimit”, sidomos në krahasim me Serbinë e cila është zhvilluar si ekonomikisht ashtu dhe përgjithësisht, transmeton Koha.net.

“Prishtina përfundimisht duhet t’i bëjë koncesione bashkësisë serbe në Kosovë. Marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave serbe është nënshkruar para disa vjetësh. Duhet që kjo marrëveshje më në fund të zbatohet. Besoj se ky është detyrim i Prishtinës”, ka thënë Petritsch.

Në pyetjen për rolin e Tiranës në këtë mes, ai është përgjigjur se “kryeministri shqiptar është qartë i interesuar për gjetjen e zgjidhjes”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai (Edi Rama) ka marrëdhënie të shkëlqyera me Vuçiçin. Shqipëria nuk duhet ta mbajë vetëm anën e Kosovës. Sipas mendimit tim, do të ishte shumë e dobishme sikur Beogradi e Prishtina të arrinin marrëveshjen. Natyrisht jo pa konsultim me të tjerët. Shqipëria do të mund të luante rol të rëndësishëm”, ka thënë për DW, Petritsc.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?