Rama: Në 3 vite punësuam 220 mijë më shumë se 3 mujori i parë i 2014-s

Kryeministri Edi Rama ka uruar “mirëmëngjes” shqiptarët sot me një lajm të mirë. Sipas tij vijon rritja e punësimit dhe rënia vazhdueshme e papunësisë.

Në statusin e tij në Facebook, Rama shkruan se në 3-mujorin e tretë të vitit 2017, ka rreth 220 mijë të punësuar më shumë se 3 mujori i parë i 2014.

Kreu i qeverisë bashkangjitur statusit të tij ka publikuar një artikull të INSTAT mbi anketën tremujore të Forcave të Punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Miremengjes dhe me lajmin e mirë që vijon rritja e punësimit dhe rënia e vazhdueshme e papunësisë duke shënuar për 3-mujorin e tretë 2017 rreth 220 mijë të punësuar më shumë se 3-mujori i parë 2014, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?