Rama poston foto nga Vlora, por qytetarët acarohen me…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim në Facebook, ku ka treguar se si janë pastruar fushat e basketbollit në Lungomaren e Vlorës pas përmbytjeve të javës së kaluar.
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto dy pamje nga fushat sportive të Lungomares në Vlorë pas aluvionit të katër netëve me parë dhe mbrëmë”, ka shkruar Rama.
Por duket se pikërisht termi “aluvion”, që përfaqëson baltën dhe rërën që sjellin lumenjtë përgjatë rrjedhës së tyre, ka irrituar qytetarët. Shumë nuk e kanë kuptuar, ndërsa të tjerët nuk e kanë mirëpritur përdorimin e një termi të tillë për Vlorën.


