Rama takon Zef Dedën: “From Shkodra with love”
Aktualitet E Hënë, 19 Korrik 2021 04:20
Gjatë vizitës së tij në Shkodër, ku qeveria po zhvillon mbledhjen e saj të radhës, Kryeministri Edi Rama është takuar me humoristin e njohur Zef Deda.
Rama ka shfrytëzuar rastin duke bërë një foto me aktorin e njohur, duke pozuar me dy gishtat.
Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan: “From Shk❤️dra with love?” (Nga Shkodra me dashuri). Kujtojmë se djali i Zef Dedës është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

