Rënia e tatimit mbi fitimin – 10-mujori 2017, rreth 4.2 miliardë lekë më pak se në vitin 2013

Ndryshimet në sistemin e taksimit, gjatë viteve të fundit nga qeveria, kanë dhënë efekte negative në të ardhurat e buxhetit të shtetit. Kjo sidomos  pas  rritjes së  taksës së tatim fitimit të kompanive, të cilat tashmë dukët se iu kanë rënë të ardhurat.

Nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave  rezulton, se të ardhurat nga  tatimi mbi fitimin për 10 mujorin janë realizuar në vlerën 25.3 miliardë lekë. Por në  vitin  2013 kur ky tatim ishte 10 për qind, të ardhurat në buxhet llogariteshin në vlerën 29.5 miliardë lekë. Ndërkohë po tu referohemi të dhënave  të Ministrisë së Financave për 5 vitet e fundit rezulton se rënia më e madhe është shënuar në 2014 ku ishte dhe vlera më e ulët në 17.6 miliardë lekë, në 2015 u mblodhën 19.7 miliardë lekë, ndërsa në 2016  arritën në 23.9 miliardë lekë.

Rritja e ngarkesës tatimore  duket  se nuk  solli  stabilitetin e prishëm  në buxhet, por edhe qëndrueshmërinë makroekonomike të vendit, pasi Shqipëria është një vend me fshehje të të ardhurave fiskale në vlerën afërsisht 40 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.  Për këtë qeveria ndërmori  aksionin ndaj informalitetit, i cili u zbatua më disa faza dhe në  nivele të ndryshme të biznesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me këtë  gjatë këtij viti qeveria miratoi një paketë me lehtësi në procedura për biznesin. Ndërkohë që po zbatohet edhe një lloj “ amnistie” për detyrime  të papaguara që sipërmarrja e i ka administratës fiskale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?