“Rinia për një shoqëri pa korrupsion”- Fituesit e Shqipërisë në konkursin rajonal
Ambasada e SHBA-së në Tiranë në Diten kundër Korrupsionit ka shpallur fituesit për Shqipërinë në konkursin rajonal “Rinia për një shoqëri pa korrupsion”.
Në faqen e ambasadës së SHBA-së, thuhet: “Sot është Dita kundër Korrupsionit dhe ne kemi kënaqësinë të shpallim fituesit për Shqipërinë të konkursit rajonal vjetor “Rinia për një shoqëri pa korrupsion”.
Po ashtu, ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet:“Fituesit në kategorinë video janë: Vendi i parë – Lazime Toshi-Vendi i Dytë – Erisa Hasani nga Gramshi-Vendi i tretë – Denada Rama. Fituesit në kategorinë poster janë:Vendi i parë – Mikele Alia;Vendi i dytë – Jetmira Sejko”.
“Urime fituesve në Shqipëri, të cilët do konkurojnë me fqinjët e tyre në Ballkan për çmimin e madh”, thuhet në faqen e ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ndërsa postohet logo e konkursit rajonal kundër korrupsionit.

